Shqipëria me shifra të larta të papunësisë

    Edhe pse Shqipëria pritet të ketë një rritje ekonomike prej 6.7% në fund të këtij viti, e cila vjen si një rimëkëmbje e fortë pas pandemisë, shifrat e papunësisë vijojnë të jenë mjaft të larta.

    Por, ndryshe nga herët e tjera, papunësia në Shqipëri kësaj radhe po ndikohet edhe nga faktorë të jashtëm. Një prej tyre është punësimi në vendet e Europës me kontrata afatgjata si dhe paratë që vijnë nga diaspora sipas agjentes së punësimit. Eranda Ymerali nga The HeadHunter thote:

    “Po vërehet një kërkesë shumë e lartë e kompanive kryesisht nga vende si Hungaria, Polonia apo Çekia. Personat e kualifikuar të këtyre vendeve po synojnë të punësohen në Gjermani dhe këto vende po drejtohen në Shqipëri apo rajon për të gjetur forcë punëtore. Një fenomen tjetër që e ndikon shuam Shqipërinë në rritjen e papunësisë në këndvështrimin tonë janë edhe remitancat që vijën nga jashtë. Zgjidhet më mirë të mos punojnë, se të mos paguhen aty ku dëshirojnë të paguhen”.

    Nga krahu tjetër një fenomen i ri po ndodh në tregun shqiptar, ku shumë të rinj po punojnë për kompani teknologjike nga shtëpia

    “Një boom apo një kërkesë shumë të lartë ka marrë pjesa e softuerëve apo platformave të ndryshme online. Natyrisht Shqipëria është një vend që ka potencial për këtë trend të ri kërkese në fushën e punësimit”, Shprehet Ymerali.

    Në interesimin e Top Channel pranë disa agjencive të punësimit në kryeqytet, tregohet se shifrat e aplikimeve për tu punësuar jashtë vendit kalojnë 3 mijë përgjatë 2021-it. Sipas të dhënave nga agjencitë më së shumti largohen të pakualifikuarit në masën 52%, ndërsa në vendin e dytë qëndron stafi mjekësor, si infermierë dhe mjekë me 36%. Përqindja më e madhe e grupmoshave për aplikim janë ato nga 25-35 vjeç./TCH/

    Lajmi Paraprak

    Sa i rëndësishëm është dimri për gjumin, infeksionet dhe lëkurën

    Lajmi i rradhës

    PAFUNDËSI

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë