Gazetar | Emir Hamzi
Fati i Kodrës së Diellit ende është si një pluskë në ajër. Akoma nuk dihet nëse do ketë investitor europian me koncension 99-vjeçar apo nëse do të funksionojë me karakter publiko-privat. Edhe pse një vit më parë u njoftua për komisionin që do të zgjidh problemet me Kodrën e Diellit, ende nuk ka një raport nëse ky vend turistik do të jetë në duart e shtetit apo do të privatizohet tërësisht.
Në lidhje me atë pse nuk funksionon komisioni për zgjidhjen e Kodrës së Diellit, komision i cili u thirr në tre pika: rishikimi i gjendjes aktuale të Kodrës së Diellit, plani urbanistik dhe mundësia e një udhëheqësie të re të vendit turistik. Bekteshi për Nistori tha se ky komision është ende funksional dhe në vazhdimis mbahen mbledhjet, ku analizohen të gjitha mundësitë dhe pikërisht këto investime, por akoma nuk ka një epilog nëse meanxhmenti i ri i K.D. do të jetë me karakter publiko-privat apo do të pravitizohet tërësisht.
Ministri shtoi se para se të merret vendimi përfundimtar në lidhje me Kodrën e Diellit, më saktë nëse do të funksionojë si publiko-privat apo do të shkojë me privatizim të tërësishëm, qëllimi kryesor është që të rritet vlera e Kodrës së Diellit.
Edhe pse ministri Bekteshi tha se komisioni funksionon, nisma “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” e demanton një gjë të tillë dhe se komisioni vetëm njëherë ka mbajtur mbledhje dhe deri më tani nuk ka asnjë përgjigje me shkrim apo në forma tjera.
Në lidhje me atë se ku ka mbetur procedura për ndarjen e këtij instituciioni, Sulemani shtoi, se ELEM TURS thotë që procedurën për ndarjen e këtij institucioni dhe e njëjta të kalojë nën ombrellën e Qeverisë e ka kompletuar, por e njëjta refuzohet nga AD ELEM.
“Ia rikujtojmë ministrit se vetë ai premtoi komisionin dhe ai e ftoi nismën “Të shpëtojmë Kodrën e Diellit të merr pjesë në atë komision dhe të njëjtit nuk respektuan vendimet e veta!” – shprehet Sulemani.
Sezonë i ri me probleme të vjetra
Në rast se kapacitetet e shtigjeve të skijimit do të jenë efikase, ajo kupton që do të ketë turistë me tëper dhe kjo do të reflektojë shumë keq në funksionimin e qendrës pasi që qendra po ballafaqohet me një infrastrukturë rrugore tejet të stërngarkuar dhe shkatërruar dhe menjëhere e njëjta ja si sot po bllokohet dhe nuk lëviz në asnjë anë! Qendra vazhdon të ballafaqohet me probleme të vjetra dhe fytyra të reja, si ajo e Elem Tours apo institucionit-komuna. – shton Sulemani.
Ndryshe, Kreshnik Bekteshi së bashku me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini dhe drejtorin e SHA ELEM Tours, Adem Avziu njoftuan para medias se sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit do të fillojë më 15 dhjetor dhe me pistë të ndriçuar skijimi, ski-liftë, teleferikë dhe me çështjen e parkingut të rregulluar. /Nistori/