Shtatë thënie të Faik Konicës për shqiptarët

    Faik Konica, një njeri me kulturë të lartë, eseist i shkëlqyer, stilist i përkryer, themelues teorik dhe praktik i kritikës letrare shqiptare, është ndër figurat më të shquara shqiptare.

    Konica përveç si kritik letrar ka qenë edhe veprimtar politik me orientim perëndimor, siç ishte kultura e popullit që i takonte, poliglot, solli një model të ri në mendësinë shqiptare.

    KultPlus ju sjellë 7 thënie të Faik Konicës për shqiptarët:

    1. Dëshira për hakmarrje është susta më e fuqishme e shpirtit shqiptar. ( 1907).

    2.  Të mbetur pa unitet fetar, e vetmja lidhje që ka mbajtur shqiptarët të bashkuar ka qenë gjuha. (1906).

    3. Shqiptarët janë populli më mosbesues në botë. (Kujtesë për lëvizjen kombëtare shqiptare).

    4. Asgjë nuk i ftoh më shumë shqiptarët se t’u thuash që kanë të bëjnë me një copë injoranti që i drejton.

    5. Shqiptari e ka zakon të kundërshtojë para se të marrë vesh.

    6. Shqiptarët janë një komb të cilit i pëlqen të lëvdojë veten. Si thonë gojë-rrumbullët tanë, kombi shqiptar është i pari nga mendja, nga sjellja e nga trimëria. Sikur shqiptarët të qenë jo kombi më i mendshmi, por thjesht një komb i mendshëm, ata do të kishin dalë me kohë nga dita e zezë ku ndodhen. (Vepra 1, f. 271).

    7. Shqipëria është një vend i bekuar me njëmijë bukurira, shkelur nga turmë e cila ushqen njëfarë urrejtje ndaj bukurisë. (Vepra 2, 34).

    Lajmi Paraprak

    Rrjetet sociale “eksploduan” nga dezinformatat për vaksinat

    Lajmi i rradhës

    Skenarët e mundshëm pas vendimeve të parlamentit të Republikës Sërpska

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë