Sinodi i Ipeshkvijve të Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit u ka bërë thirrje faktorëve kompetentë shtetërorë që në procesin e negociatave me Bullgarinë t’i përmbahen Rezolutës tashmë të miratuar unanimisht në Kuvend dhe të mos devijojnë nga themeli kombëtar, interesi dhe identiteti, përcjell Nistori.
“Sinodi i Ipeshkvijve, të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, në seancën e tij të rregullt, të mbajtur më 23 dhjetor 2021, shqyrtoi disa çështje të jetës kishtare, duke i kushtuar vëmendje të veçantë çështjeve aktuale që i referohen procesit të negociatave me Republikën e Bullgarisë. KOM apelon tek faktorët kompetent shtetëror, që t’i përmbahen Rezolutës tashmë të miratuar unanimisht në Kuvend dhe të mos devijojnë nga interesi dhe identiteti themelor kombëtar. Në atë proces, të gjitha qëndrimet duhet të zhvillohen ekskluzivisht në baza reciproke”, thuhet në njoftimin e KOM – AO.
Edhe zyra e SShI të KOM – AO apelon që besimtarët edhe gjatë festave të ardhshme të respektojnë masat shëndetësore. /Nistori/