40 VJETORI I DIFERENCIMEVE IDEOPOLITIKE NË GJIMNAZIN E TETOVËS

    Rexhep Asani | Ish-profesor në gjimnazin e Tetovës

    Viti 1981 ishte viti i demonstratave të Kosovës ku kërkoheshte avancimi i Kosovës në republikën e barabartë me republikat tjera ish-jugosllave. Këta demonstrata nga pushteti i atëhershëm u quajtën si iredentiste, separatiste, naconaliste e tjera. Për “preventivë” edhe në Maqedoni LKM dhe LSPPM filluan të marrin masa kundër shqiptarëve. Për çudi në këtë kohë shumë shqiptarë u bënë shumë aktiv që të bëhen pjesë e komisioneve ndëshkuese për të marrë ndonjë post në parti edhe pa pagesë. U formua Komisioni për diferencime ideopolitike pranë Komitetit komunal të Tetovës të LKM dhe LSPPM, ku shumica e antarëve ishin “shqiptarë”. Vendimi i parë i këtij komisioni ishte të përjashtohen nga procesi edukativo-arsimor të gjithë të dënuarit për demonstratat e vitit 1968 në Tetovë.

    Në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” sekretar i Organizatës bazë të LKM u emërua (u zgjodh) profesor Buranedin Neziri dhe filluan mbledhjet për dënimin e demonstratave në Kosovë, ku fjalë nxitëse në fillim gjithmonë merrnin dy-tre profesorë shqiptar që të matet pulsi i profesorëve tjerë.

    Erdhi momenti që duheshte të nisë diferencimi edhe në gjimnaz. Në rend e para ishte profesoresha Mirije Rushani e gjuhës shqipe dhe letërsisë, e cila u largua nga procesi edukativo arsimor me një arsye banale se një i afërm i saj ishte arratisur në Shqipëri. Pas Mirijes në rend erdhi profesor Mujdin Hadri me arsyetimin se ishte ish i burgosur i Goli Otokut. Pas tij Rexhep Asani për pjesëmarrje dhe i dënuar për demonstratat e vitit 1968 në Tetovë.

    Kalvari i dënimeve nuk mbaroi, por vazhdoi me prof. Abdylbaki Bajarmi si nacionalist, prof. Miftar Ziberi si nacionalist dhe pjesëmarrës në varrimin e prof. Mujdin Hadri. Më pas Mustaf Arifi si nacionalist dhe Alifemi (Alirami) Ilazi për mendim-tentim ikje në Shqipëri në vitin 1967. Prof. Alajdin Demiri për idetë e tija dhe prof. Jashar Kasami nëse nuk gabohem për pjesëmarrje në një dasmë në fshatin e vet. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Tragjedia në Bullgari, zvarritet procesi për përgjegjësinë

    Lajmi i rradhës

    Pendarovski: Duhet t’i jepet një mundësi kryetarit të ri të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë