Futbollistët e Shkëndijës kanë vizituar fëmijët me nevoja të veçanta në Qendrën Ditore dhe në paralelen e specializuar që funksionon në kuadër të Shkollës Fillore “Liria” në Tetovë.
Egzon Bejtullai dhe Florent Ramadani, duke vazhduar traditën e vizitës së fëmijëve në prag të festave të fundvitit, atyre iu dhuruan pako të Vitit të Ri. Kështu futbollistët kuqezi, duke u shoqëruar me fëmijët u kujdesën që atyre t’ua zbukurojnë edhe më tepër këtë periudhë festive para festës së Vitit të Ri.
Duke iu dëshiruar fëmijëve shëndet dhe lumturi në vitin e ardhshëm, kuqezinjtë përçuan porosinë që të gjithë së bashku, sa më shumë të promovojmë përgjegjësitë shoqërore të cilat i bartim secili prej nesh dhe së bashku të ndërtojmë një shoqëri më pozitive në vendin në të cilin jetojmë. /Nistori/
Guardiola me krahasim interesant për Haaland dhe Messin
Erling Haaland shënoi dy gola në debutimin e tij për të ndihmuar Manchester Cityn të mposht West Ham…