Mickoski: Politikat e Zaevit do t’i vazhdojë Kovaçevski

    Nga kryesia e re e LSDM-së dhe mandatari Dimitar Kovaçevski pres vazhdimin e politikave të Zoran Zaevit, dështime dhe mospasja e strategjisë, deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

    “Kisha rastin të dëgjoj një intervistë të Kovaçevskit, sterile, dhe nuk shoh ndonjë politikë, fjali lideri të cilën do të mund ta komentoja. Për këtë arsye vetëm se pres vazhdimin e politikave të Zaevit dhe asgjë më tepër”, deklaroi Hristijan Micksoki, kryetar i VMRO-DPMNE-së, duke shtuar se nga Kovaçevski nuk ka dëgjuar asgjë të re dhe se nuk pret ndonjë kthesë lidhur me politikat e Qeverisë të cilën ai do ta udhëheq.

    Lajmi Paraprak

    Sëmundja e Parkinsonit

    Lajmi i rradhës

    Osmani pa ndonjë ide për marrëveshje të re me Bullgarinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë