“E ftohtë dhe e ashpër”

    Franz Kafka

    E ftohtë është dita sot dhe e ashpër.
    Retë të ngrira,
    erërat zvarritin të ftohtit.
    Të ngrirë edhe njerëzit.
    Hapat jehojnë si metal
    mbi pllakat e bakrit
    dhe retë vështrojnë
    liqene të bardhë.

    Në qytetin e vjetër janë ngritur,
    shtëpiza krishtlindjesh me drita
    dhe dritare shumëngjyrëshe që shohin,
    në sheshin e vogël me borë.
    Një burrë ecën heshtur,
    në sheshin me borë me dritë hëne
    dhe hijen e tij të madhe e fryn
    era mbi shtëpizat.

    Njerëz që kalojnë ura të errëta,
    shkojnë me nxitim në meshë,
    me dritat verbuese në duar.

    Në qiellin gri kalojnë re,
    mbi kishat,
    me kambanare gjysmë të errëta.
    Dikush, që mbështetet në mur,
    sheh ujin e natës,
    me duart e tij në gurët e lashtë.

    Lajmi Paraprak

    Ivanovska: Qeveritarët e ri ta vendosin integritetin personal në funksion të pozitës të cilin e marrin

    Lajmi i rradhës

    Borrell insiston në grumbullimin e votave në Kosovë për referendumin serb

    Lajme tjera

    Poezi për vdekjen

    Inger ChristensenPërktheu: Qerim Raqi Asgjë s’ ka ndryshuarka ditë që qëndrojpara letrës porasgjë nuk ndodh *jam si një…
    Më tepër

    Sundimtari i keq

    Ibrahim Berisha Adem Lika, kur mbyllte sytë e fliste për të sotmen, për me pa më mirë të…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë