Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE sot tha se është e pamoralshme që zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov të kritikojë qasjen e Qeverisë në kontestin me Bullgarinë. Milloshovski thotë se Dimitrov me këtë dëshmon se paraprakisht ka marrë pjesë në marrëveshje të re, siç tha ai të dëmshme me Bullgarinë.
“Atë që e përmendi Dimitrovi, se është e mundur edhe një marrëveshje e dëmshme me Bullgarinë, vetëm konfirmon se Nikolla Dimitrov paraprakisht e ka ditur për përgatitjen e një marrëveshje eventuale të këtillë të dëmshme me Bullgarinë, por derisa ka qenë funksionar në Qeveri ka heshtur, ndërsa pasi ka parë se nuk do të jetë pjesë e Qeverisë ka vendosur të flasë, gjë që është jomorale, por në këtë rast rreziku i marrëveshjes së këtillë nuk e zvogëlon dhe për këtë duhet të jemi seriozë dhe të kujdesshëm”, deklaroi sot në Kuvend Milloshoski.
Deklaratat e djeshme të Dimitrovit dhe mosbesimi i shprehur publikisht ndaj kolegut të tij të deritanishëm, ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sipas Milloshoskit, tregon se edhe Dimitrovi edhe Osmani janë vetëm “një shëmti” e partisë, e cila në Qeveri paraqet “interes për ekzistencës gjegjësisht karrierës së tij.