Incidenti në komunën e Jegunovcës | Kallëzim kundërvajtës për kryetarin e komunës, Dimitar Kostadinoski

    Pas lajmit në Nistori, se personi M.M. (69) nga Shkupi ka raportuar se ka qenë i sulmuar fizikisht nga kryetari i komunës së Jegunovcit, Dimitar Kostadinovski, SPB Tetovë njofton se deri te Gjykata Themelore e Tetovës ka dorëzuar kërkesë për ngritjen e procedurës kundërvajtëse kundër kryetarit 44-vjeçar dhe biznesmenit 69-vjeçar.

    “SPB Tetovë ka përgatitur dhe dorëzuar në Gjykatën Themelore Tetovë kërkesë për ngritjen e procedurës kundërvajtëse ndaj 44-vjeçarit D.K. kryetar aktual i komunës së Jegunovcës.

    Sipas njoftimit, më 5 janar të këtij viti, rreth orës 11:30, në Arkivin e objektit komunal, fillimisht është debatuar verbalisht me M.M. (69) nga Shkupi, biznesmen i një kompanie private, i ka marrë, i ka grisur dhe i ka hedhurr dokumentet në njërën nga tavolinat dhe është shtyrë nga hapësirat. M.M. paraprakisht është thirrur nga një zyrtar i komunës për të dorëzuar fatura për shërbimet e kryera më parë për komunën, gjegjësisht për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura borxh-besueshmëri.

    Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka përgatitur dhe ka dorëzuar në Gjykatën Themelore Tetovë edhe kërkesë për inicimin e procedurës kundërvajtëse për M.M. (69) nga Shkupi, i cili sipas kallëzimit e ka ofenduar dhe kërcënuar D.K. pasiqë ia hodhi dokumentet dhe e dëboi nga arkivi komunal”, njoftojnë nga MPB.

    Kryetari Kostadinovski, një ditë pas incidentit, në Facebook njoftoi se në hapësirat e Komunës së Jegunovcit, drejtuesi i ndërmarrjes për elektrometale ka insistuar të bëjë falsifikim të dokumenteve, gjegjësisht të tërheqë fatura nga 17.09.2021 dhe të vendos fatura tjera të ndryshuara me të njëjtën datë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Me video ruse dezinformohet se një nxënës ka vdekur pasi ka marrë vaksinën Sputnik

    Lajmi i rradhës

    Milloshovski: Për marrëveshjen e dëmshme me Bullgarinë, Dimitrovi ka qenë në dijeni paraprakisht

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë