“Nuk na komandojnë shqiptarët” – ekstremistë proserbë sulmojnë verbalisht Abazoviqin

    Qytetarët malazez kanë shprehur pakënaqësinë e tyre rreth formimit të qeverisë minoritare dhe mbrëmë protestuan në disa qytete.

    Disa prej ekstremistëve të mbështetur nga partitë proserbe kanë protestuar para televizionit publik malazez, RTCG, ku ka dhënë intervistë edhe zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq.

    Ky i fundit pas përfundimit të intervistës doli të përballej me ta, por njëri prej të pranishmëve ka përmendur faktin se ai është shqiptar.

    “Jemi në vendin tonë. Shqiptarët nuk do të na komandojnë ne çfarë të bëjmë”, tha njëri prej tyre, raporton rtcg.

    Lideri i URA-s iu afrua protestuesve dhe u përpoq të fliste, por fillimisht dështoi. Por, pas disa përpjekjesh, Abazoviq ka shkëmbyer disa fjalë me të mbledhurit, duke thënë se aleanca “E Zeza në të Bardhë” nuk do të krijojë qeveri të re me DPS-in e Milo Gjukanoviqit.

    “Nuk ka pasur kurrë tradhti. Tradhtarët kërkoni në vendin tjetër”, u tha Abazoviq të mbledhurve.

    Ndërkohë, ai gjatë një interviste ka zbardhur tre opsionet që e presin shtetin malazez për të përfunduar krizën.

    “Qeveria aktuale ka përfunduar misionin e saj dhe në periudhën e ardhshme do të duhet të zgjedhë mes dy koncepteve – qeveri e pakicës apo teknike, ose të shkurtojë mandatin e Kuvendit dhe të shkojë në zgjedhje parlamentare”, tha zëvendëskryeministri i Malit të Zi dhe kreu i Lëvizjes Qytetare URA-s, Dritan Abazoviq.

    Ndryshe, Kuvendi i Malit të Zi ka përcaktuar tre seanca parlamentare gjatë muajit të shkurt që përfshijnë shkarkimin e Abazoviqit, shkurtimin e mandatit të Parlamentit dhe votëbesimi i Qeverisë. 

    Lajmi Paraprak

    DASh: Kosova dhe Serbia të kenë prioritet dialogun

    Lajmi i rradhës

    Rastet kur ushqimi i zhgënjeu plotësisht njerëzit dhe u prishi ditën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë