Ikja nga vendi…

    Sulejman Rushiti | Regjisor

    Ikja nga vendi, është protesta e fundit për disa dhe e vetmja për disa të tjerë. Askush nuk ik nga vendi pa arsye. Ikja duhet të jetë alarm për të gjithë se diçka është e kalbur në shoqëritë tona. Nuk mund ta pranoj këtë propagandën e re, këtë amnestim nga përgjegjësia të klasës politike, duke u munduar të na bindin me thëniet se ikja është trend botëror ose duke fajësuar qytetarët se ikin nga që kërkojnë jetë luksi. (Kjo e dyta është një sadizëm i llojit të vet sepse luksin e trajton si të drejtë vetëm të klasës sunduese!)

    E dhimbshme është kur të njëjtin narrativ e dëgjon nga një shkrumtar i përmasave botërore. Nga një shkrimtar i pashoq si Ismail Kadare. Më kujtohet si sot buja që bëri ikja e Kadaresë nga Shqipëria. Më kujtohen edhe emocionet e mia për atë ikje. Dhimbja për të. Për shqiptarët në përgjithësi. Por deklarata e tij që ikja nuk është zgjidhje, më ka krijuar ndjenja të përziera.

    I nderuari ose mendon që njerëzit duhet të rrinë në vendin e tyre dhe të përballen e të luftojnë me padrejtësitë politike e ekonomike ose mendon që nuk kanë arsye të arratisen sepse gjithçka është mirë e kopsht me lule.

    Nëse e mendon të parën, atëherë, si intelektual, shkrimtar i përmasave botërore, njeri me ndikim të jashtëzakonshëm, duhet të reagojë. Duhet të bëhet zëri i njerëzve të dobët e të pafuqishëm. Zaten, për mendimin tim, nuk ka patur nevojë të jetojë me kmoleksin e të dëgjueshmit të regjimit të shkuar. As të mundohet t’i rast shkruaj veprat e dikurshme. Nuk ka patur nevojë të shkruajë aq shumë për ta larë veten nga ato akuza. Vetëm deklaratat e tij në krah të të pambrojturve në periudhën e tranzicionit do të mjaftonin. Dëshpërimi im i parë ndodhi me “neutralitetin” e tij në lidhje me godinën e teatrit kombëtar. Të gjithë mllefin që e kisha ndaj penguesve të çmimit Nobel për paqë ma shuajti atë çast. Tani më bën të mendoj se nuk paskan faj.

    Tani po filloj të mendoj se intelektual nuk të bën vetëm mjeshtëria e të shkruarit por qëndrimet ndaj fenomeneve shoqërore. Tani e bëj dallimin në mes të Orhan Pamuk, ta zëmë, dhe Ismail Kadaresë dhe ndjej keqardhje. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Vaksinat mARN nuk ndikojnë në ngjyrën e qumështit të gjirit

    Lajmi i rradhës

    Cana: Ministrit të ri i është lënë një “gacë e nxehtë në duar” për të menaxhuar pandeminë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë