Cana: Ministrit të ri i është lënë një “gacë e nxehtë në duar” për të menaxhuar pandeminë

    Me ndryshimin e kreut të Ministrisë së Shëndetësisë, edhe administrata nuk do të mbetet e njëjtë.

    Në Komisionin për Sëmundje Infektive pritet të bëhen ndryshime. Aktualisht nga 17 anëtarët e këtij organi i emëruar është vetëm një shqiptar. Infektologut Ilir Demiri nga Klinika Infektive në QKU Shkup pritet t’i bashkëngjiten edhe kolegë të rinj, jo përveç përfaqësimit adekuat, por edhe përgatitjes profesionale. Këto janë paralajmërimet e Ministrisë së Shëndetësisë, por pa theksuar emra të rinj.

    “Tani ka ardhur koha që të freskohet ky organ kaq i rëndësishëm në përballjen e krizën e pandemisë. Ende nuk janë marrë vendime, por në momentin që do të ketë emërime të reja, opinioni do të njoftohet me kohë”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

    Ministri i ri i Shëndetësisë Bekim Sali si duket nuk është i kënaqur me administratën aktuale dhe sipas informacioneve që siguruam, fryma e re në ministri nuk mund të zbatohet me kuadrot e vjetër. Pyetëm njërin nga doktorët më të zëshëm që ka kritikuar ish ministrin Filipçe. Infektologu Fadil Cana tha se ministrit të ri i është lënë një “gacë e nxehtë në duar” për të menaxhuar këtë gjendje pandemie.

    “Tash është koha që ministri i ri me menaxhmentin e vet të reflektoj dhe të bëj prerje dhe ndërhyrje, posaçërisht në pjesën e koordinatorëve dhe personave që propagandonin se gjithçka shkon në rregull dhe të reflekton në drejtim të asaj që varësisht nga nevoja të hapen kapacitetet e reja dhe kovid qendrat pa marrë parasysh mendimet e ekspertëve të trashëguar ministri paraprak”, deklaroi Fadil Cana, mjek në Klinikën Infektieve.

    Që nga fillimi i pandemisë administrata e Ministrit Venko Filipçe, koordinohej nga drejtori i Klinikës së Pulmologjisë Dejan Dokiç si koordinator i kovid qendrave, Kreut të Komisionit për Sëmundje Infektive Zharko Karaxhovski si dhe kreu i Institutit të Shëndetit Publik Shaban Memeti për qendrën e diagnostikues laboratorike, Irina Buhova në Inspektoratin shtetëror sanitar shëndetësor dhe Aleksandra Grozdanova në krye të Komitetit kombëtar për imunizim të popullsisë në vend. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ikja nga vendi…

    Lajmi i rradhës

    Gjuha shqipe në uniformat e policisë – qeveria duhet ta miratojë dekretin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë