Prindërit vetushqyes: Nuk duam keqardhje, duam të drejta

    “Nuk duhet t’i duroj shuplakat dhe ofendimet, që të mos ngeli me fëmijën në rrugë”, “nuk duam keqardhje, duam të drejta”. Me këto banderola dhe shkrime tjera, dhjetëra prindër vetushqyes bashkë me fëmijët e tyre u mblodhën në parkun e Gruas. Në këtë formë e shprehën pakënaqësinë për të drejtat e tyre.

    Përcaktimi i termave familje me prind vetushqyes dhe një prind, definimi i të drejtave të përhershme dhe riformulimi i tyre, ndihma e nënave beqare në zgjidhjen e çështjes së strehimit, krijimi i mekanizmave për punësim cilësor të nënave të vetme, janë disa nga kërkesat e tyre drejtuar Qeverisë.

    “Ka vendime që janë sjell për kujdestari, ato nëna janë të ndaluara të jenë me fëmijët e tyre për shkak fuqisë më të mëdha të ish burrit, për shkak të lidhjeve në qendrën për punë sociale, për shkak të kuadrove jokompetentë që barten nga një vend në një tjetër. Pra nëna të cilat luftojnë me muaj për kujdestarinë e tyre, shkojnë te të punësuar konkret dhe u thonë ne nuk jemi të njoftuar me rastin tuaj, duhet të prisni disa muaj që të shohim për çka bëhet fjalë. Pra ato janë vite dhe vite pa fëmijët e tyre”, tha Elena Cekova, organizata “Një mundet”.

    “Si fëmijë i një prindi vetushqyes dhe si anëtarë i “Një mundet” kërkoj që shteti të më sigurojë participim falas në arsimin e lartë, njëkohësisht kërkoj edhe rritje të bursave për fëmijët e prindërve vetushqyes, që ne pa u merakosur dhe me ardhmëri të sigurt të mësojmë në shtetin tonë dhe si përfundim të definohet se kush është fëmijë i prindit vetushqyes dhe fëmijë të familjeve me një prind”, tha Stanisha Stankoviq, organizata “Një mundet”.

    Me brohoritje dhe banderola në duar prindërit marshuan nga parku deri të Ministria për Punë dhe politikë sociale. Marsh i qetë kishte për qëllim edhe ngritjen e vetëdijes publike për problemet e përditshme me të cilat ballafaqohen familjet me prind beqarë dhe familjet me një prind.
    Ndërkaq ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska dje tha se Qeveria dhe Ministria janë të hapura dhe të disponueshme për të gjitha nevojat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen prindërit e vetëm, por edhe qytetarët e tjerë që kanë nevojë për ndihmë. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Intervistë me gjinekologen Valbona Gjonbalaj | A mbetet tabu vizita e vajzave të reja për kontrollë gjinekologjike?

    Lajmi i rradhës

    Sulejman Rushiti bëhet pjesë e Balkiny – Konsulent Ndërkombëtar i Arsimit dhe Medias

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë