Gjuetarët e përmbyllën sezonin e gjuetisë me organizimin e zënies në kurth të kafshëve të egra. Në vendin e ashtuquajtur “Gorica” sot dolën rreth 100 gjuetarë, të cilët u ndanë në grupe dhe formuan rrethimin e vendit, derisa një grup tjetër me pajisjet e nevojshme po organizonte shtyrjen e kafshëve drejt pritës.
Pasi periudha e gjuetisë ka përfunduar në fund të janarit, sot gjuetarët kishin të drejtë të gjuanin vetëm ujq dhe dhelpra. Por atje u panë edhe kafshë të tjera si derra të egër, mace të egra dhe kaproj, por gjuetarët nuk i vunë në shënjestër.
Kryetari i shoqatës “Eko Fazan”, Kujtim Çodari, tha se në këtë sezon kanë vrarë 50 derra, ndërsa në gjithë Kërçovën janë vrarë 5 ujq. /TV21/