TV21 mëson se rreth 60 automjete të Ndërmarrjes për Qarkullim Publik mëngjesin e sotëm janë dërguar nga policia për kontroll të jashtëzakonshëm teknik, ndërsa si rrjedhojë disa linja janë ndërprerë.
Në linjën me numër 67, me relacion Qendra e Transportit-Zelenikovë tashmë dy orë nuk ka qarkulluar asnjë autobus.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Qendra për Thirrje pranë NQP-së, nga ku thonë se kjo linjë qarkullon me vetëm një automjet.