Doktor Aleksandar Mitov sot në Utrinski Brifing u shpreh se për periudhën e paspandemisë nuk flitet qartë dhe mendon se prioritetet e ministrisë duhet të drejtohen në atë drejtim. Ai mendon se duhet të shihet një mënyrë dinamike dhe jo statike se çfatrë duhet të bëhet tani.
“A kishim rezerva të mjaftueshme në shëndetësi kur hymë në krizë. Ajo që duhet të ndryshojë është zakoni i blerjes brenda një viti ose gjysmë viti. Është e nevojshme të krijohen rezerva të caktuara”, tha Mitov.
Sistemi që zbatohet prej dhjetë vitesh është më pak efikas, tani ka më shumë tenderë dhe procedurat zgjasin më shumë.
“Nuk kam parë askënd që të merret me pasojat e virusit Korona dhe të njohë rastet që kanë pasoja nga transmetimi i tij”, tha Mitov.