Përfaqësuesја e komunitetit ukrainas në RMV: Edhe pse na mbështesin, ukrainasit po e bëjnë luftën vetëm në terren

    Ushtarë ukrainas në Kiev | Fotografia: Sergei Supinsky/AFP

    Ukraina është duke udhëhequr Luftën e Tretë Botërore, për të gjithë Europën, thotë Tamila Velkovska, përfaqësuese e komunitetit ukrainas në Maqedoni, në paraqitjen e saj në emisionin “200”.

    Sipas saj, megjithëse mbështetja për Ukrainën vjen pothuajse nga e gjithë bota, ukrainasit po e bëjnë luftën vetëm në terren.

    “Ne jemi të kënaqur që jo vetëm Uashingtoni, por e gjithë bota na mbështet në çdo mënyrë të mundshme, dhe kjo do të thotë shumë për ne. Por, një thënie po përhapet në mediat sociale në Ukrainë, se Ukraina po zhvillon Luftën e Tretë Botërore e vetme, për të gjithë Evropën. Kështu që jam dakord me këtë. Ne po luftojmë për të gjithë Europën. Edhe pse na përkrahin, nе jemi vetëm”, tha Velkovska. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Bërns: BE të hap negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    Dr.Mitov: Pandemia po merr fund, le t’i kthejmë gjërat në rrugën e duhur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë