Lëvizja Besa nëpërrmjet një komunikate thotë se, kjo Qeveri nuk ka as dije as ide se si të udhëheq me shtetin, përcjell Nistori.
“Këtë e vërteton edhe fakti se nuk kaluan as disa orë që qeveria miratoi masat, komisioni rregullator përsëri rriti çmimet e derivateve të naftës që në esencë i bën të pavlefshme edhe masat e ndërmarra për ulje të akcizës”, thonë nga Lëvizja Besa.
Nga atje shtojnë se, vendimi për uljen e akcizës së naftës po del të jetë vetëm politik populiste dhe e dështuar, duke mos ditur dhe duke mos marr masa në kohën e duhur.
“Shtetit nuk i nevojiten qasje jo serioze ndaj problemeve të qytetarëve, por i duhet seriozitet dhe forca politike që do duhet që t’i paraprijnë çdo krize, ndërsa po dëshmohet se kjo përbërje LSDM-BDI nuk ka kapacitetin e duhur për u ballafaquar me situata kaq të ndjeshme që me keqmenaxhimin e institucioneve mund të sjellin kollaps të plotë ekonomik të vendit”, thonë nga Lëvizja Besa. /Nistori/