Gjykata dënon ish-ministrin Janakieski me dy vite burg me kusht

    Ish-ministri Mile Janakieski sot është dënuar me dy vjet burg me kusht në rastin “Dizajn”, gjegjësisht për blerjen e 202 autobusëve kinezë dykatësh, konfirmojnë për “Fokus” Gjykata Penale.

    Janakieski e mori dënimin me kusht pasi paraprakisht e kishte pranuar fajësinë, ndërsa i njëjti dënim u shqiptua edhe për dy të akuzuarit tjerë, anëtarë të Komisionit për Prokurim Publik.

    Në këtë rast akuzohet edhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev, i cili do të vazhdojë të gjykohet, pasi nuk e ka pranuar fajësinë dhe ka deklaruar se nuk e kupton akuzën e ngritur ndaj tij. Ai akuzohet si anëtar i Komisionit për Prokurim Publik në Qytetin e Shkupit.

    Rastin e ka hapur ish-PSP-ja, ndërsa hetimin e ka udhëhequr prokurorja Lile Stefanova.

    Lajmi Paraprak

    Lëvizja Besa: Përbërja LSDM-BDI nuk ka kapacitete për të menaxhuar me krizën aktuale në vend

    Lajmi i rradhës

    Ukrainasja Oksana lindi në Katedrën e gjinekologjisë në Shkup

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë