Duke komentuar mbështetjen që ka presidenti rus, Vladimir Putin në Maqedoni, Xhabir Deralla në “ClickPlus” në TV21 theksoi se në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka parti politike që e mbështet kreun aktual të Federatës Ruse.
“Ka edhe parti politike. Ja i shihni në Parlament. Ka një parti politike në Parlament, megjithatë kemi edhe jashtë Parlamentit”, tha ai.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si “operacion special”. Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë. /Nistori/