Bllazheski: Pakoja e masave të qeverisë nuk mbron qytetarin në plan afatgjatë

    Pakoja e masave të qeverisë është për mbijetesë, për të mbrojtur standardin jetësor të qytetarëve, por shpenzimet për buxhetin janë shumë të larta, thotë profesoresha universitare Nikica Mojsoska Bllazheski në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat.

    “Një vlerësim i thjeshtë i subvencioneve për çmimet e energjisë, në bazë vjetore do të ishin sa kostoja totale e shtetit për të gjitha nivelet e arsimit. Nga 3.6 në 4% të PBV-së. Është vërtet e frikshme nëse e mendon atë në plan afatgjatë. Ne japim para nga buxheti për sot, por nuk po mendojmë se si do të krijojmë kapital njerëzor apo si do t’i rrisim pagat”, është shprehur Bllazheski.

    Të kontrollohet ekonomia gri për rritjen e të hyrave buxhetore

    “Mendoj se ka hapësirë të mjaftueshme për të rritur të hyrat buxhetore. Këtu do të përmend sërish ekonominë gri dhe mendoj se me përpjekje të fortë për të reduktuar apo zyrtarizuar ekonominë gri mund të arrihet shumë. Fatkeqësisht, në kohë krize, nga pandemia e Covid-it e deri më sot, politikëbërësit ndoshta mendojnë se nuk është koha e duhur për të shtrënguar ekonominë dhe për të nxjerrë paratë që qarkullojnë joformalisht”.

    Lajmi Paraprak

    Deralla: Kemi parti politike në Kuvend që mbështet Putinin

    Lajmi i rradhës

    Kush i financon partitë politike në Maqedoninë e Veriut?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë