Sali: Është herët për heqjen e masave kufizuese

    Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, derisa ka komentuar gjendjen e epidemiologjike në vend, theksoi se vendimet për lehtësimin apo shtrëngimin e masave anti-covid i merr Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI), por që sipas tij duhet të jemi të kujdesshëm sepse ende ka rrezik nga Covid-19.

    “Që nga fillimi kur kam marrë këtë funksion, çdo ditë dëshiroj që të jetë dita kur të themi prej sot nuk ka masa restriktive. Kjo është dëshira, por gjendja nuk na e thotë ashtu. Derisa ne çdo ditë kemi nga 300 qytetarë të infektuar të rinj në këtë shtet, kjo do të thotë se virusi ende ekziston dhe pret mundësinë më të vogël që të zhvillohet”, deklaroi Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë.

    Lajmi Paraprak

    FDHK: Dështimi në gjykimin e krimeve të luftës dëshpëron viktimat

    Lajmi i rradhës

    Kuvendi i Shqipërisë kërkon zëvendësimin e deputetit të dorëhequr Alqi Bllako, pritet rikthimi i Pandeli Majkos

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë