“Historia është një interpretim, jo vetëm një ritregim i ngjarjeve nga e kaluara”, tha historiani Petar Todorov në emisionin “200” në Alsat. Duke folur për burimet e të dhënave për interpretimin e së kaluarës, Todorov thotë se të gjitha të dhënat e shkruara duhet të konsiderohen me dozë kritike, për faktin se janë shkruar nga disa persona, përcjell Nistori.
“Shpesh burimet që i kemi janë shkruar nga dikush, dhe prandaj ai burim duhet të merret në vëzhgim kritik, jo të merret si i mirëqenë. Këto janë interpretime të ndryshme, prezantime të ndryshme të së kaluarës”, tha Todorov.
Një emër i zgjedhur fatkeq me të cilin dërgohet mesazh fatkeq, është komenti i historianit Todorov për hapjen e qendrës kulturore bullgare “Vanço Mihajllov” në Manastir. Duke folur për këtë temë, ai ndër të tjera tha se po të ishin synimet e sinqerta do të mund të zgjidhej një emër tjetër.
“Një emër i zgjedhur shumë fatkeq me të cilin dërgohet mesazh fatkeq. Nëse ka synime të sinqerta, formimi i klubeve të tilla mund të mbajë emrat e njerëzve që janë të përbashkët dhe të rëndësishëm për të dyja shoqëritë. Ka shumë njerëz të tillë, si Pejo Javorov, i cili ka shkruar biografinë e Goce Dellçevit, mund të jetë Dimitar Talev nga Prilepi, shkrimtar me origjinë bullgare”, tha Todorov.
Historani thotë se, e dënojmë Vanço Mihajllovin dhe harrojmë atë që bëmë para disa vitesh.
“Nuk e di pse bëjmë sikur jemi të mahnitur kur nuk kanë kaluar as dhjetë vite kur Vanço Mihajllovi u rehabilitua me plotë kuptimin e fjalës. Këtë mund ta shihni edhe në dokumentarë. Flitet nga aspekti ku ai përfshihet në Panteonin nacional të maqedonasve që luftuan për Maqedoni të lirë dhe të pavarur. Tani ne befas emocionohemi dhe fillojmë ta dënojmë dhe harrojmë atë që bëmë disa vite më parë”, tha Todorov. /Nistori/