Në Kirurgjinë Torakale në Spitalin Klinik të Tetovës për herë të parë në Maqedoninë e Veriut është realizuar me sukses intervenimi për Hiperhidrozën (mbidjersitjen) sipas metodës klipsim – simpatektomi minimale invasive, shkruan Nistori.
Sipas specialistit të kirurgjisë torakale, Visar Xhaferi, pacientja e parë me hiperhidrozë në Tetovë, pas intervenimit nuk ka aspak simptoma të mbidjersitjes dhe i është kthyer jetës normale. Pacientja ka vuajtur nëntë vite nga ky shqetësim.
Nga Reparti i Torakales falenderojnë Firas Abu Akar për këshillat profesionale dhe gjithashtu numrin një në botë Diego Gonzalez Rivas sa i përket metodës Uni Portal Surgery (të kirurgjisë Torakale) për edukimin në Spanjë të mjekëve nga Tetova për këtë metodë të re.
Mjekët tjerë pjesëmarrës gjatë intervenimit janë Dr. Besnik Mustafai, Dr. Ardit Qafjani, Dr. Imran Ferati, Dr. Ivan Karapetrov, Dr. Dragisa Maksimovski. /Nistori/