Nga Qendra për Shëndet Publik Tetovë bëjnë të ditur se uji mineral në kthesën te vendi i quajtur Banjat e Tetovë nuk është i sigurt për pije, përcjell Nistori.
“Sipas analizave nuk është i përshtatshëm për përdorim për shkak të rritjes së numrit të baktereve koliforme, Escherichia coli dhe enterokokeve. Rekomandohet që qytetarët të mos e përdorin ujin për pije deri në njoftimin e radhës.” – thuhet në njoftimin e komunës.
Andaj nga Qendra apelojnë që ujin mineral të banjës së Tetovës, qytetarët të mos e shfrytëzojnë për pije deri në njoftimin e ardhshëm. /Nistori/