Korrupsioni nuk ka të ndalur në Maqedoni, Qeveria pesë milionë euro për makina

    Foto: Nistori

    Komisioni Anti-korrupsion ka konstatuar se “Of Shor Kompani” me kapital të dyshimtë dhe që vazhdimisht kanë qenë në humbje, kanë tentuar të marrin ndihmë shtetërore  për veprimtari për të cilat nuk kanë qenë të regjistruara.

    Kryetarja e Anti-Korrupsionit, Biljana Ivanovska shpjegon se Kompania “Euro Nikel” e themeluar nga kompania me seli në Bahami “G Sol” ka kërkuar nga Agjencia për Investime të huaja ndihmë për blerjen e mjeteve materialeve nga Kompania “Feni” e cila ka qenë në falimentim.

    Sipas Ivanovskës edhe pse fillimisht Euro Nikel nuk i ka plotësuar kushtet për të marrë ndihmën, ka nënshkruar marrëveshje me Agjencinë që ta merre atë, por më pas nuk është bërë pagesa.

    Kjo sipas Ivanovskës lë dyshime se ka pasur ndikim politik që marrëveshja të arrihet. Anti korrupsionit vendosi të kërkojë nga institucionet përkatëse të hetojnë kapitalin e Kompanive “Euro Nikel” dhe “Euro Nikel Industri”.

    “Vlerësojmë se është e domosdoshme që deri tek Drejtoria për kundërzbulim financiar të dorëzohet kërkesë për mbikëqyrjen e punës nga palët e përfshira si avokatë, kontabilistë, revizorë të autorizuar për shkak të mos marrjes së veprimeve për të cilat janë të obliguara në pajtueshmëri me Ligjin për parandalimin e larjes së parave dhe financim të terrorizmit, pasi nuk e kanë hetuar prejardhjen e ‘Euro Nikel’ dhe ‘Euro Nikel Industri’, respektivisht kapitalin e ‘G Sol’”, tha Biljana Ivanovska, Kryetare e Anti Korrupsionit.

    Nga Anti Korrupsionit zbuluan se Qeveria për 3 vite ka shpenzuar 5 milion euro për Lizing operativ për vetura të klasit të lartë të cilat kanë kushtuar deri në 39 mijë euro. Shemshi Sallai tha se Anrti korrupsionit ka vërejtur që marrëveshjet për Lizing operativ që janë lidhur me më shumë operator ekonomik, por numri më i madh i tyre është bërë me të njëjtën kompani.

    “Në periudhën prej vitit 2018 deri në vitin 2021 janë lidhur marrëveshje në vlerë të përgjithshme prej së paku 307 750 153 denarë ose rreth 5 milion euro”, u shpreh Shemshi Sallai, anti-korrupsioni.

    Anti Korrupsioni do i dorëzojë analizë të detaljuar zëvendëskryeministres për Qeverisje të mirë Sllavica Gërkova me rekomandim që të fokusohet tek lidhja e Lizing marrëveshjeve të cilat i bënë Shërbimi për Punë të Përbashkëta dhe të Përgjithshme për plotësimin e parkut të automjeteve të institucioneve nën kompetencat e saj. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Konfiskimi i selisë së VMRO-DPMNE-së dhe selive të tjera partiake, do të realizohet nëse konfirmohet nga Gjykata e Apelit

    Lajmi i rradhës

    QShP në Tetovë bën thirrje të mos përdoret uji për pije te Banjat e Tetovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë