Kush do të marrë përsipër funksionimin e BEG?

    Nga Qeveria pa përgjigje konkrete, kush do të marrë përsipër funksionimin e Balkan Energy Group. Nga Qeveria thanë se fillimisht do të presin që rregullatori t’i informojë, se është hapur procedurë për marrjen e licencave dhe më pas do të reagojnë.

    “Qytetarët duhet të jenë të sigurt se do të kenë furnizim të pandërprerë me ngrohje në sezonin e ardhshëm të ngrohjes”, thonë nga Qeveria.

    Por, ministri i Ekonomisë, në sektorin e të cilit është energjetika në vend, thotë se energjinë termike mund t’ia japë kryetares së Shkupit, Danela Arsovska, sepse thotë se kjo ka qenë kërkesa e saj.

    “Nëse janë të interesuar, sigurisht që është në interesin tonë t’ua japim fillimisht energjinë termike, sipas ligjit e kanë detyrim ta plotësojnë. Nëse nuk kanë mundësi, nëse nuk kanë kapacitet, ose do të shpallim tender, ose përmes EMV-së do ta marrim përsipër shpërndarjen e plotë të furnizimit dhe prodhimit të ngrohjes”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

    Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, thotë se do t’i shqyrtojë të gjitha opsionet që janë në favor të qytetarëve, por mendon se për këtë çështje duhet të reagojë pushteti qendror.

    “Ky është një problem vërtet i madh dhe i kalon mundësitë e buxheteve që ka vetëqeverisja lokale”, u shpreh Danela Arsovska, Kryetare e Qytetit të Shkupit.

    Alsat nuk mori përgjigje konkrete nga BEG-u, cila është arsyeja e saktë e këtij vendimi të rregullatorit. A ka kompania probleme financiare dhe sa është borxhi i kompanisë?

    “Arsyeja e procedurës për heqjen e licencave është për shkak të likuiditetit financiar jashtëzakonisht të çrregulluar të kompanive, si pasojë e krizës energjetike që është ende në vazhdim”, thonë nga BEG.

    Kryetari i Rregullatorit, Marko Bislimovski, një ditë më parë tha se është duke u zhvilluar procedura për heqjen e tri licencave për punë të BEG-ut. Bislimovski theksoi se do të ishte mirë, që biznesin e ngrohjes ta merrte Qeveria, përkatësisht një ndërmarrje publike. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Në çdo tre muaj, elektro – distribucioni t’i kontrollojë matësit për shpenzimin e rrymës”

    Lajmi i rradhës

    “Numri i njerëzve që kanë braktisur vendin është shumë më i madh se shifrat e dala nga regjistrimi”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë