“Në çdo tre muaj, elektro – distribucioni t’i kontrollojë matësit për shpenzimin e rrymës”

    Foto Ilustruese

    Krahas vendosjes së tarifave të reja, Komisioni Rregullator i Energjetikës propozon katër herë në vit elektro- distribucioni t’i lexoj matësit e energjisë elektrike.

    Plani është që një herë në tre muaj, ekipi i elektro- distribucionit t’i kontrollojë matësit e rrymës. Për momentin, kjo bëhet njëherë në vit.

    Synimi është të reduktohen ankesat e qytetarëve për përllogaritje paushall të faturave.

    “Kulmin ankesat e arritën kah fundi i vitit 2021, kur edhe kishte rritje të çmimit të rrymës. Ndryshe, sa për statistikë, ankesat vitin e kaluar lidhur me energjinë e shpenzuar elektrike ishte rreth 90”, tha Naser Ziberi- avokat i popullit.

    Në mënyrë shtesë, qytetarët do të kenë mundësi të arrijnë marrëveshje me kompaninë për pagesën e faturave përgjatë tërë vitit. KRRE vlerëson se kjo do të ishte privilegj për ata që ngrohen me rrymë pasi gjatë dimrit faturat janë më të larta.

    “Nëse dëshiron qytetari. Është fakt që nëse ngrohen me rrymë, mund të paguaj 6000 denarë, përsëri 6000 denarë, në muajin mars 4000 denarë, në prill 2500 denarë, gjatë muajve të verës do të paguaj nga 1500 denarë. synimi është që të jetë e barabartë. Ky opsion është lënë për qytetarët që të bëjnë planifikim më të baraspeshuar të buxhetit të tyre”, u shpreh Marko Bislimovski- kryetar i KRE-së.

    Deri në fund të muajit duhet të jenë gati modelet e reja tarifore dhe me to edhe çmimi i ri i energjisë elektrike. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kriza e rritjes së çmimeve dhe reagimi inteligjent

    Lajmi i rradhës

    Kush do të marrë përsipër funksionimin e BEG?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë