Qeveria sllovene ka paraqitur propozim për përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor

    Qeveria sllovene ka paraqitur propozim për përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor në kuadër të statusit kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë. Këtë në mëngjes e ka konfirmuar ministrja e re e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon. Tha se Sllovenia e mbështet statusin kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë, por se Ballkani Perëndimor nuk duhet të harrohet në këtë proces, në mënyrë që politika e zgjerimit të BE-së të mbetet e besueshme. Fajon paralajmëroi se procesi i zgjerimit po vihej në pikëpyetje dhe se ai mbështet të gjitha përpjekjet për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Kosovën dhe BeH-në.

    “Duhet të bëjmë gjithçka që ta bëjmë procesit e zgjerimit politikë të besueshme, që do të thotë se nuk duhet të harrojmë procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Sllovenia sot do të prezantojë planin se si të ndihmohen shtetet si Bosnja dhe Hercegovina për të marrë statusin e vendit kandidat, kemi përgatitur propozimin tonë që do ta prezantojmë, procesi i zgjerimit është në pikëpyetje dhe do të përkrahim të gjitha përpjekjet e BE-së për nisje të bisedimeve aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe heqjen e vizave për Kosovën si dhe dhënien e statusit të vendit kandidat për Bosnje dhe Hercegovinën”- deklaroi Tanja Fajon, ministre e punëve të Jashtme të Sllovenisë. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    Bislimovski: Nëse kemi gaz, nuk do të ketë probleme me ngrohjen

    Lajmi i rradhës

    Dyshime për financat në Stomatologjinë e Shkupit, nuk është zbatuar plotësisht regjistrimi i mjeteve dhe detyrimeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë