Qeveria miratoi vendimin, ora policore do të filloj në orën 24:00

    Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin e Shtabit të Krizës që ora policore të filloj në orën 24 dhe të zgjas deri në orën 04:00.

    Gjithashtu në mbledhjen e sotme është vendosur që objektet gastronomike të punojnë deri në ora 23:30 minuta, të rikthehen organizimit e ngjarjeve kulturore por me kufizime për pjesëmarrje ndërkaq të fillojnë me punë edhe Qendrat e fitnesit. Lehtësimi plotësues i masave vjen pas rënies së theksuar të numrit të rasteve të reja me Kovid-19.

    Këto vendime të Qeverisë do të hyjnë në fuqi prej ditës së nesërme, e mërkurë 12.05.2021.

    Lajmi Paraprak

    “Libra dhe mësim doemos të ketë” do të protestojë kundër digjitalizimit të librave

    Lajmi i rradhës

    Ministrja Gërvalla publikon 20 pikat kyçe të programit qeverisës, e para ”Marrëveshja përfundimtare me Serbinë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë