Nuk është ide e mirë të pranohet Serbia në BE

    Karl-Peter Schwarz

    Procesi i anëtarësimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor po tronditet.  Por procedurat burokratike të BE-së nuk janë arsyeja e vetme.

    Olaf Scholz, kancelari gjerman dhe Alexander Schallenberg, ministër i jashtëm austriak, pajtohen me shumë politikanë të tjerë evropianë se tashti është momenti i fundit për të integruar shtetet e Ballkanit Perëndimor në BE.  Ata janë një “pjesë e pandryshueshme e familjes evropiane” (Schallenberg), dhe çdo vonesë e mëtejshme e bën “Ballkanin Perëndimor të prekshëm dhe të hapur ndaj ndikimit të palëve të treta” (Scholz).

    Me dhënien e statusit kandidat Ukrainës në samitin e BE-së, debati mbi pranimin e vendeve të Evropës Juglindore është rritur sërish.  Në fund të fundit, kanë kaluar më shumë se 19 vjet që kur samiti i BE-së në Selanik adoptoi  perspektivën e një të ardhmeje në Bashkimin Evropian.  Por ndërsa Ukraina dhe Moldavia po futen në BE në një proces politik të shpejtë nën efektin e agresionit ushtarak rus, integrimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor po vonohet për arsye burokratike.

    Megjithatë, kjo është vetëm një pjesë e së vërtetës.  Nuk është rasti që vende si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të cilat kanë kohë që i “kanë përmbushur të gjitha kërkesat që u ka bërë Europa” dhe që “reformuan sundimin e ligjit dhe gjyqësorin”, siç ka pohuar Andreas Schieder në një koment për këtë gazetë.  Fakti që kreu i delegacionit të Partisë Socialdemokrate austriake në Parlamentin Europian përmendi vetëm këto dy nga gjashtë vendet e Ballkanit që dëshirojnë të anëtarësohen, ndoshta mund të lidhet me faktin se ato qeverisen nga socialistët: Maqedonia e Veriut nga Dimitar Kovaçevski, Shqipëria nga Edi Rama.

    Por portali i lajmeve “Euroactiv” doli në një përfundim më pak lajkatar: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia nuk kishin bërë asnjë përparim të rëndësishëm në frenimin e korrupsionit dhe zbatimin e standardeve evropiane në katër vitet e fundit.  Nuk është çështja se sa shpejt do të përmbushen  “acquis communautaires” siç quhen rregullat e BE-së, por nëse do të jetë e mundur të thyhen strukturat ilegale paralele, të kapërcehet ekonomia informale dhe krimi, dhe të forcohen institucionet kushtetuese. Serbia është rasti më i keq. Që prej ardhjes së Aleksandar Vuçiqit në pushtet, situata me mediat e pavarura, korrupsionin dhe të drejtat e njeriut janë përkeqësuar edhe më shumë. Jo vetëm që Serbia po refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës, e cila po përpiqet të anëtarësohet edhe në BE, por është gjithashtu i vetmi shtet brenda sferës së ndikimit të BE-së dhe, përveç Bjellorusisë, dhe i vetmi në Evropë që mbështet regjimin e Putinit. Politikani opozitar i PD konservative  Genc Pollo dyshon se kritika e justifikuar e vetos nacionaliste të Bullgarisë kundër fillimit të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut synon të spostojë vëmendjen nga ky qendrim i Serbisë, që është vërtet “elefanti në paradhomën” e BE-së.

    Sllavizmi e feja nuk mjafton për të shpjeguar miqësinë serbo-ruse. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë, elitat qeverisëse ruse dhe serbe e zëvendësuan ideologjinë komuniste me atë nacionaliste.  Ata janë autoritarë brenda vendit dhe agresivë me jashtë. Ideja e Putinit për “botën ruse” është e lidhur ngushtë me idenë e Serbisë së Madhe.  Serbia është kudo ku jetojnë apo varrosen serbët, ishte motoja serbe në luftën civile jugosllave.  Ashtu si nacionalizmi serb shkaktoi masakrën e Srebrenicës, nacionalizmi rus çoi në masakrën e Buças. Lufta që nisi Millosheviqi mori 150,000 jetë.  Si serbët ashtu edhe rusët ndihen të poshtëruar nga Perëndimi, ata e shohin SHBA-në si armikun e tyre kryesor dhe e përçmojnë BE-në.

    Millosheviqi dështoi. Ndërsa Vuçiç po ndjek planin që Serbia të hajë bukën e BE-së pa hequr dorë nga aleanca de facto me Rusinë.  Nuk do të ishte një ide e mirë nëse BE-ja do ta lejonte një gjë të tillë. /Botuar në të përditshmen austriake Die Presse/ Panorama/

    Lajmi Paraprak

    Macron: Franca duhet të mobilizohet për mungesat e mundshme të energjisë

    Lajmi i rradhës

    Maqedoni, vetëm tri linja hekurudhore janë aktive për transport të udhëtarëve

    Lajme tjera

    Fluturim mbi Bune

    Monika Stafa Kjo nuk eshte kultura jone. Kjo nuk eshte ne gjindjen tone. Asnjehere. Ne asnje kohe. Ne…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë