Bekim Sali jep deklaratë për rastin “Zhan Mitrev”

    Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali njoftoi sot për të gjitha hapat që ka ndërmarr dikasteri që ai drejton lidhur me rastin “Zhan Mitrev”.

    Sipas Sali ministria e Shëndetësisë me shumë vëmendje ka përcjellë situatën e ndërlidhur me Klinikën private “Zhan Mitrev”.

    Ai tha se është në kontakt me gjithë institucionet kompetente dhe se ai si ministër dhe dikasteri që ai drejton nuk kanë asgjë për të fshehur dhe se çdo gjë do të jetë transparente, sapo të vijnë raportet nga institucionet relevante, për të parë nëse ka pasur parregullësi gjatë trajtimit të pacientëve me Covid në Klinikën Zhan Mitrev.

    “Përshëndes procedurën e Prokurorisë për ngritjen e procedurës dhe njoftoj se Ministria e Shëndetësisë do të jetë e gatshme për bashkëpunim”, deklaroi Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë.

    Ministri Sali njoftoi konferencën e radhës për të mërkurën në ora 11:00.

    Lajmi Paraprak

    BE-ja arrin marrëveshje me Azerbajxhanin për të dyfishuar importet e gazit

    Lajmi i rradhës

    Prokuroria hap lëndë ndaj klinikës “Zhan Mitrev”

    Lajme tjera

    Një Pikaso 10-vjeçar

    Pikturat e stilit surrealist të 10-vjeçarit Andres Valencia shiten për shuma mbi 150.000 dollarë. Është e rrallë që…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë