Si të dalim të suksesshëm në PISA, kur ministri Shaqiri nuk ua dha të gjitha librat nxënësve!

    Për kryeministrin Kovaçevski, faji për rezultatet e dobëta në testimin e PISAS e ka pandemia Covid 19. Ai bëri thirrje që mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit të angazhohen më shumë dhe të lexojnë më shumë.

    Lidhur me këtë deklaratë, gazetarët e pyetën ministrin e Arsimit dhe Shkencës se si mund që nxënësit të lexojnë më shumë, derisa në fund të gjysmëvjetorit të parë nuk i kanë të gjitha librat. Jeton Shaqiri thotë se për librat që mungojnë, ekzistojnë materiale të përgatitura nga ana e byrosë për zhvillim të arsimit.

    “Për cilat libra?
    -Librat e historisë

    -Po, por kur themi se nuk i kanë, i kanë materialet e përgatitura nga ana e byrosë dhe të gjitha ato materiale janë publikuar dhe janë dorëzuar më 1 shtator. Kur flasim për libra, ka mbetur vetëm një lëndë në pjesën e diskutimit dhe ajo lëndë është në fazën e fundit, në thirrjen e fundit kemi recezentë të paraqitur dhe prandaj edhe ajo në kohë të shkurtër do të përfundojë… Fëmijët kanë materiale dhe ato materiale janë dorëzuar nga ana e byrosë për zhvillim të arsimit sipas programit mësimorë”, tha Jeton Shaqiri, Ministër i Arsimit dhe Shkencës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Lloga: ndryshimet kushtetuese, pengesë në luftën kundër korrupsionit!

    Lajmi i rradhës

    Nëna e Vanjës: nuk mund ta besoj se vajza ime është në varr

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë