Mbramja asht’ larg

     Martin Camaj

    Mbramja ashtë larg
    e ti je atje mbi kodër të blerueme
    ku gurzit që bashin zhurmë
    i përpiu dheu.

    Ti je atje me të bijën e heshtjes
    e me shoqe tjera e mendon për mue.
    Unë jam në detin e tingujve

    e ndër gjujt e mij ndieva
    peshen e tramit tue u ndalue me turr.
    Mandej i lëshova vendin një të vjetri
    e mes tallazit të krahve thashë:
    mbramja ashtë larg e ti andej lumit.

    Heshtja prek qiellin me dorë
    E ti atje mbi kodër të blerueme
    njeh gjurmët e diellit npër qiell.

    Lajmi Paraprak

    Aeroporti i Shkupit “vërshohet” nga udhëtarët

    Lajmi i rradhës

    Escobar: Pavarësia energjetike, e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor

    Lajme tjera

    PSE HESHTIN ARTISTËT..?

    Lirim Alija Tragjedia e popullit nuk fillon atëherëkur shfaqen anomalitëdhe diskriminimi i tij;por kur ndaj këtyre gjërave heshtin…
    Më tepër

    T’isha një lule

    Musine Kokalari “T’ isha një lule–lule are, e vogël dhe me erë.Të çelnja në pranverëdhe në vjeshtë të…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë