‘Lumturi e fukarasë i ngjan të madhit, iluzion të Karnavalit’

    Vinícius de Moraes 

    Trishtimi nuk njeh fundin,
    lumturia, po… po.

    Si një pupël është lumturia,
    sikur, me ajrin e përfshin era,
    gazmendur lehtësisht lartësisht.
    Por aq, aq, sa era platitet
    e përtokë këputet…

    E kështu, dhe lumturi e fukarasë i ngjan të madhit,
    iluzion të Karnavalit.
    Punuar tërë vitin
    për një çast ëndrre.
    Aq sa për të bërë;
    kostumin
    e mbretit
    o të piratit
    o të kopshtarit.
    E pastaj, gjithçka mbaron sa
    një kërcitje e gishtave,
    ditën e mërkurrë,
    sikur s’pat egzistuar kurrë!

    Trishtimi s’njeh fundin
    lumturia, po… po.

    Si pikla e vesës
    mbi petalin e lules
    ndrin lumturia,
    për momentin paqësisht,
    e papritmas lehtë shkrepëtin e bie si një lot ikur dashurimit.

    Oh’… në këto çaste,
    lumturia ime
    po ëndërron në syt’ e të dashurës time,
    si kjo natë që po kalon,
    që po kalon
    nxitimthi në kërkimin t’agimit

    Flisni butë, ju lutem!
    Sepse ajo, duhet të zgjohet
    po butë e si një ditë gazmore,
    falur puthje prej dashurie.

    Se trishtimi nuk njeh fundin,
    lumturia vetëm çastin.

    Përktheu: Herman Çuka 

    Lajmi Paraprak

    Raporti i OKB, afërsisht 1 në 3 shqiptarë vuajnë nga pasiguria për ushqim, më e larta në Europë

    Lajmi i rradhës

    Von der Leyen: BE-ja të përgatitet për “më të keqen” në furnizimet me gazin rus

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë