Ankthi mund të largohet duke ngrënë siç duhet

    Ankthi këto kohët e fundit është i pranishëm më shumë se kurrë e njerëzit po përpiqen fort të mos e humbasin toruan.

    Sipas ekspertëve, një regjim ushqimor i balancuar mund të ndihmojë shumë në rikthimin e ekuilibrave hormonalë por edhe sheqerit në gjak, gjë që kontribuon në mirëqenien tonë emocionale.

    Ushqyerja e shëndetshme sipas ekspertëve, ka fuqinë të shtojë harenë dhe kënaqësinë për jetën.

    Cilat janë ushqimet që zbusin ankthin?

    Ekspertët japin shumë këshilla për eliminimin dhe zbutjen e ankthit nëpërmjet përzgjedhjes së ushqimeve të caktuara të dobishme për gjendjen tonë emocionale.

    Peshku

    Salmoni i egër, skumbria, trofta dhe sardelet janë shumë të pasura me zink, një ushqyes shumë i rëndësishëm për njerëzit që vuajnë nga ankthi.

    Për më tepër, ato ofrojnë acide yndyrore omega-3 të cilat luajnë një rol jetësor për shëndetin e trurit.

    Sipas ekspertëve, njerëzit që vuajnë nga ankthi duhet të konsumojnë dy racione peshk në javë.

    Turshitë

    Ushqimet e fermentuara në kushtet e shtëpisë, siç janë lakra turshi, kosi, kefiri apo kastravecat turshi ndikojnë në uljen e niveleve të ankthit.

    Një studim i publikuar në revistën Psychiatry Research zbuloi se ushqimet e fermentuara të pasura me probiotikë ulin nivelet e ankthit.

    Frutat dhe Perimet

    Prodhimiet e freskëta të tokës janë një burim i shkëlqyer antioksidantësh.

    Nivelet e ulëta të tyre kontribuojnë në rritjen e niveleve të ankthit.

    Besohet se ngrënia e frutave dhe perimeve në mënyrë të rregullt rikthen qetësinë shpirtërore.

    Ekspertët këshillojnë ngrënien e 2-3 racioneve me fruta dhe perime në ditë.

    Jo alkol dhe kafeinën.

    Alkoli mund të ketë një efekt të përkohshëm qetësues por kur ai përpunohet në organizëm, ndikon negativisht në cilësinë e gjumit.

    Mungesa e tij mund të shtojë ankthin, thonë ekspertët e Harvardit.

    Kafeina ndikon njerëzit në mënyra të ndryshme por në përgjithësi i bën disa prej tyre nervozë dhe të acaruar.

    Kafeina mund të ndikojë edhe në cilësinë dhe në kohëzgjatjen e gjumit.

    Uji

    Shenjat më të para të dehidratimit ndikojnë tek humori, thotë një studim i publikuar në gusht të vitit 2018.

    Sipas ekspertëve, njerëzit duhet të sigurohen të pinë mjaftueshëm ujë që të shmangin dehidratimin dhe më pas nivelet e rritura të ankthit.

    Kujdes me vaktet

    Nëse njerëzit anashkalojnë vaktet, niveli i sheqerit në gjak bie dhe për rrjedhojë ankthi përkeqësohet.

    Kjo është veçanërisht e vërtetë në rastet kur njerëzit ushqehen kryesisht me karbohidrate dhe uhqime të përpunuara siç është buka e bardhë, orizi, ëmbëlsirat dhe pijet e gazuara.

    Për rrjedhojë, ekspertët këshillojnë që vaktet të konsumohen rregullisht dhe fokusi të jetë tek ushqyerja e shëndetshme. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Vitaminat më të mira kundër plakjes së lëkurës

    Lajmi i rradhës

    Thënie nga Milan Kundera

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë