Çka mësova unë

    Poezi nga Azem Shkreli

    Me u ra tërthoreve në trup
    Me ndie andjet tue lehë
    Me ra mbas xixave n’pup
    Me u ndjetë dhimbjeve n’teh
    Me shkel parashëm n’për tokë
    N’venë t’fjalëve mos me u deh
    Me i ndreqë muret me kokë
    Me thanë fat kobi ku je
    Mos me dashtë ngushëllim
    Me folë pa hile me mikun
    M’u varë n’çengelin tim
    Me ndezë kandila të fikun
    Me i vënë vetimët ne sy
    Me mat me dorë në zemër
    Me gjerbë e mos me pështy
    Me prek Akilin ne themër
    Ndër sqota mos me u mekë
    Me dashte si me vdekë
    Me vdeke si me luejtë.

    Lajmi Paraprak

    Depresioni dhe dhimbjet, rrethi vicioz që ndërpret hovin e jetës

    Lajmi i rradhës

    Stano: BE-ja nuk imponon zgjidhje në dialog

    Lajme tjera

    Poezi nga koha zero

    Rreth librit Shëtitja nëpër Srebrenicë, boim i Sh. B. Armagedoni (2021) Faruk ŠehićPërktheu: Fadil Bajraj Këtë përzgjedhje (Shëtitja nëpër…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë