Artistët që po pikturojnë me luledielli makinat e djegura dhe të shkatërruara gjatë pushtimit rus të Ukrainës, po pyeten nëse është e përshtatshme të zbukurohen për tu shitur mbetjet e masakrës. Piktorët, të cilët janë nga Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thonë se duan të mbledhin para për artistët ukrainas, projektet e rehabilitimit dhe kauza të tjera, duke shitur kopje dixhitale të këtyre veprave të artit. /REL/
4″Unë e kuptoj idenë e luleve që tregojnë shpresë për të ardhmen dhe se Ukraina nuk mund të shkatërrohet pavarësisht asaj që rusët u përpoqën të bënin këtu, por ndoshta është shumë shpejt,” thotë Casimir Kiendl.
“Po, ka njerëz që nuk na kuptuan. Ata mendojnë se ne po kërcejmë mbi varret e atyre që vdiqën”, thotë Yanko. “Por ne duam të tregojmë se…jeta do të vazhdojë. Ne do ta fitojmë [luftën] dhe mund ta mposhtim armikun, qoftë me brushën që pikturojmë apo me armë”.