Maqedonia e Veriut shënon rekord botëror sa i përket importit të kanabisit

    Nga Afrika e Jugut në Maqedoni është vendosur rekord për dërgesën më të madhe të marihuanës ndërmjet dy vendeve, njoftoi kompania amerikano-kanadeze Instadose Pharma Corp, përcjell Nistori.

    Nga Johanesburgu në Shkup është dërguar ngarkesa prej 2.125 kilogramësh (2125 tonë metrikë) më 25.12.2021. domethënë ka mbërritur 6 ditë para Vitit të Ri, thuhet në një deklaratë të kompanisë.

    Instadose po ashtu bëri të ditur se kjo marihuanë është e destinuar për Europën Perëndimore ku tashmë është dorëzuar, dhe është eksportuar në Maqedoni në përputhje me lejen e lëshuar në nëntor.

    Thuhet se kompania ka bashkëpunim me një kompani të licencuar në Maqedoni, si dhe ka degë në Kongo, Portugali, Indi, Kanada, Kolumbi dhe Meksikë.

    “Kjo është gjithashtu një dërgesë historike dhe është vetëm fillimi i potencialit të Instadose Pharma. Dorëzimi konfirmon modelin tonë të biznesit dhe kompaninë si një lider botëror në industri. Vizioni im ka qenë gjithmonë ky dhe jam shumë i emocionuar për rëndësinë e dërgesës dhe për atë që do të vijë ende”, tha Grant Sanders, themeluesi dhe CEO i Instadose, i cili sipas një deklarate të kompanisë tha se ngarkesa 2,125 ton importi i RMV-së ishte një rekord botëror për tregtinë e marijuanës për qëllime mjekësore.

    Vitin e kaluar u njoftua se 8.5 ton marihuanë do të dërgoheshin nga Lesoto nga një kompani tjetër, por nuk u konfirmua nëse leja ishte dhënë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Aziri: LSDM erdhi në qeveri me shpresë se do t’i zgjidhë rastet e montuara, por ndodhi që u shtua numri i rasteve me vendime diskredituese

    Lajmi i rradhës

    Më shumë se gjysma e bullgarëve mendojnë se RMV duhet të anëtarësohet në BE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë