MPJ-bullgare: Inkurajojmë Komisionin e Çështjeve Historike të vazhdojë me punë

    Ministria e Punëve të Jashtme bullgare ka përshëndetur aktivitetet e deritanishme të Komisionit të Përbashkët për Çështje Arsimore dhe Historike ndërmjet Sofjes dhe Shkupit, të themeluar me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë.

    Zv. ministri i Punëve të Jashtme, Kostadin Kojabashev, tha se ministria inkurajon komisionin që të vazhdojë përpjekjet e tij për të përfunduar shpejt punën e të gjitha periudhave të asaj, siç thotë ai, është historia jonë e përbashkët.

    “Publikimi i propozimeve të vitit 2019, të miratuara nga qeveritë e të dyja vendeve, është një hap shumë i rëndësishëm drejt njohjes së publikut si në Bullgari ashtu edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut me rezultatet e punës së komisionit të përbashkët. Kështu, sipas mendimit tonë, krijohet baza e nevojshme për të vazhduar me zbatimin praktik të një marrëveshjeje tjetër shumë të rëndësishme nga protokolli, e ajo është – koordinimi i një kalendari festimesh të përbashkëta për periudhën 2022-2023 për pesë figurat e përbashkëta historike”, thonë nga MPJ-ja bullgare, njofton “BNR”.

    Lajmi Paraprak

    Durmishi komenton koncertin e BDI-së: Fëmijët nuk e meritojnë një degjenerim të tillë

    Lajmi i rradhës

    Sëmundjet akute më të shpeshta në RMV gjatë muajit të kaluar ishin lija e dhenve dhe enterokoliti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë