Lumenj e liqene të tharë shihen në pjesë të ndryshme të Kosovës. Si pasojë e rënies së nivelit të ujit, mbi sipërfaqe kanë dalë edhe objekte që dikur ishin të mbuluara. Madje, në Liqenin e Fierzës, që gjendet në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, hapësira që dikur ishte e mbuluar me ujë, tani po përdoret për të kullotur bagëtitë. I gjithë kontinenti evropian, por edhe pjesë të tjera të botës po përballen me thatësirë të rëndë si pasojë e mungesës së reshjeve të shiut, por edhe valëve të të nxehtit. Komisioni Evropian tha më herët gjatë gushtit, se kontinenti evropian po përballet me thatësirën më të rëndë në 500 vjetët fundit. /REL/
Borrell paralajmëron Rusinë për pasoja nëse provokon Ukrainën
Çfarëdo provokimi apo agresioni kundër Ukrainës do të kishte pasoja serioze, ka thënë shefi i Bashkimit Evropian për…