Gjykata Kushtetuese nuk ka kuorum për të vendosur mbi “e diela ditë jo pune”

    Në seancën e sotme, Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur për iniciativën e paraqitur nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, në të cilën kontestohet Ligjit për Marrëdhënie Pune, me të cilin parashihet që të dielave të mos punohet. Nga Gjykata Kushtetuese thonë se ka mungesë kuorumi për të vendosur në lidhje me çështjen. Ligji mbetet në rendin juridik, gjegjësisht e diela do të mbetet ditë jo pune, përveç në veprimtaritë që bëjnë përjashtime.

    “Gjykata Kushtetuese nuk ka sjellë vendim në këtë lënde për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme. Kjo është një nga 40 lëndët të cilat nuk kanë kaluar në seancë për arsye se nuk ka mjaftueshëm gjykatës. Fatkeqësisht edhe njëherë nëpërmjet një lënde tjetër të rëndësishme për qytetarët u theksua nevoja për plotësimin e vendeve të gjykatësve”, tha Hristina Bellovska, zëdhënëse e gjykatës kushtetuese. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    Plani i Europës për të tejkaluar krizën energjetike gjatë dimrit

    Lajmi i rradhës

    Maqedoni, janë lëshuar 250 leje për ndërtesa të larta, planifikohen 907 banesa

    Lajme tjera

    GËZUAR BAJRAMIN!

    GËZUAR BAJRAMIN NGA REDAKSIA E NISTORI.COM BAJRAMI I KURBANIT Kurban Bajrami (arabisht: عيد الأضحى‎ ʿīd al-aḍḥā, turqisht: Kurban Bayramı, sq. “Festa e Flijimit”)…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë