Investitorët refuzojnë ndërtimin e termocentraleve fotovoltaike në rajonin e Ohrit

    Investitorët që duan të investojnë në ndërtimin e termocentraleve fotovoltaike në rajonin e Ohrit, po refuzojnë investime të tilla.

    Arsyeja janë kufizimet që parashikon Plani i UNESCO-s, për menaxhimin e rajonit. Përkatësisht, ai parasheh që parcela të shfrytëzohet deri në 50%. Në hapësirën ku më së shpeshti kërkohet vendosja e paneleve fotovoltaike, plani është edhe më rigoroz dhe lejon vetëm 40% shfrytëzim.

    “Me këtë në një parcelë prej 10 hektarësh mund të vendosen panele fotovoltaike vetëm në 4 hektarë”, tha Bogdan Nasteski-komuna Ohër.

    Për shkak të rregulloreve të tilla, nuk ka leverdi ekonomike për fotovoltaikët, edhe pse është qendra jonë kryesore turistike që po rritet, dhe po konsumon gjithnjë e më shumë energji elektrike.

    “…Termocentralet fotovoltaike po ndërtohen në gjithë Maqedoninë e Veriut, por vetëm tek ne investitorët heqin dorë, sepse nuk është fitimprurëse të investohet. Për krahasim, në Osllomej 10 hektarë e kënaqin konsumin për 2800 familje, pra 10.000 deri në 12.000 banorë”, u shpreh Bogdan Nasteski-komuna Ohër.

    Interesi për instalimin e fotovoltaikëve në botë, dhe në vendin tonë po shtohet për shkak të rritjes drastike të faturave të energjisë elektrike dhe çmimeve të energjisë elektrike në bursat botërore. Mirëpo, probleme kanë edhe qytetarët që jetojnë në pjesën e vjetër të Ohrit, të cilët duan të vendosin fotovoltaikë.

    “Prish pamjen e shtëpive në pjesën e vjetër të qytetit. Këtu qëndron problemi, dhe arkitektura e Ohrit është unike. Ata kanë mundësinë e vendosjes së qeramidheve dhe fotovoltaikëve, të cilat janë me ngjyrë që përputhet me çatinë, por ndoshta është investim më i shtrenjtë”, theksoi

    Kiril Pecakov-Kryetar i Ohrit.

    Në vend ka rreth 200 termocentrale fotovoltaike. Në Ohër nuk ka asnjë.

    Për ndërtimin e sistemeve fotovoltaike jashtë planit urbanistik, përveç lejeve nga institucionet vendore, duhet të merret mendim pozitiv edhe nga komisioni kombëtar për UNESCO-n. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë thotë Arsovska për dorëheqjet në Qytetin e Shkupit?!

    Lajmi i rradhës

    Shqipëri: E vërteta e mosekzistencës së industrisë së energjisë së erës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë