Kasami: Një betejë e fituar me Qeverinë BDI-LSDM

    Pas polemikave të ngritura sot nga ana e kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në lidhje me objektin e ish shkollës medicinale, ku sipas tij Qeveria në shenjë hakmarrjeje, këtë objekt të shkollës ka vendosur që t’ia jep Agjencisë për kadastër të patundshmërive, ka reagur edhe zv/kryeministri i parë Artan Grubi, me një status në facebook, duke thënë se një vendim i tillë fillimisht është miratuar në vitin 2021 me kërkesë të Agjencisë në kohën kur kryetare e komunës ishte Teuta Arifi dhe se po të njejtin vit me kërkesë të komunës këto hapësira janë rikthyer në dispozicion të shkollës. 

    Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi ka potencuar se për Qeverinë zëri dhe vullneti i tetovarëve është vendimtar, prandaj nga e marta do të ndërmerret vendimi për rikthimin e këtyre hapësirave në shërbim të Shkollës së Mesme Medicinale në Tetovë.

    Më pas, reagimit të Grubit, i ka reagur edhe Kasami, duke e cilësuar si  një betejë të fituar me Qeverinë BDI-LSDM.

    Lajmi Paraprak

    Skandali i përgjimeve në Greqi | Opozita kërkon dorëheqjen e Mitsotakis

    Lajmi i rradhës

    EMV shet energji elektrike “tepricë nate” me çmimin prej 250 deri në 320 euro për megavat orë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë