Kovaçevski merr vendim që të mos shërbehet më peshk, oktapod e fruta deti

    Pas publikimit të skandalit, se në kohë krize Qeveria ka nënshkruar tender prej mbi 20 mijë e 500 euro për fruta deti, oktapodë dhe peshk të freskët, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se ka marrë vendim që ai ushqim të mos shërbehet në restorantet e Institucioneve publike.

    “20 mijë euro peshk, fruta deti, oktapodë e kështu me radhë. A ja vlenin ky tenderë në këtë periudhë”.

    “Unë tashmë vendosa se do të ketë ndalesë për shfrytëzimin nëpër bufe të ushqimeve të detit, edhe për bademe, lajthi e kështu me radhë. do të ketë ndalesë për furnizimin e tyre dhe të gjitha ata mjete financiare do të dedikohen për ndihmë financiare për qytetarët me të ardhura të ulëta”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

    Kovaçevski për herë të parë u përgjigj edhe për arsyet pse Qeveria për një muaj nuk dorëzon raportin e shpenzimeve të 400 mijë eurove në panairin e verës në Beograd.

    “Mund të marrim përgjigje si gazetar, ku janë shpenzuar ata 400 mijë euro dhe saktë se për çfarë janë harxhuar, mund ta marrim raportin, për shkak se ata janë para të qytetarëve, ndërsa ne kur pyesim nuk pyesim për neve që ti marrim në shtëpi ato raporte, por për ti informuar qytetarët se ku dhe si shpenzohen paratë e tyre”.

    “Të gjitha faturat prej kur do të procedohen, ata do të jenë pjesë sistemit “Financat e hapura” dhe çdo kush mund ti shohë… Ja unë do të pyes tek thesari dhe do të vini ti shohim”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

    Edhe pse kryeministri premtoi për sot se do të marrë raportet nga sektorët përkatës në Qeveri dhe do të na japë raportin detal të shpenzimit të parave, nga Qeveria sot u përgjigjen se ende nuk i kanë mbledhur të gjitha faturat. Nga atje thonë se sapo i mbledhin do i vendosin në sistemin “Financat e hapura”. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Qëndron Rusia pas sabotimit të gazsjellësit Nord Stream?

    Lajmi i rradhës

    PE-ja propozon reforma në procesin e zgjerimit të BE-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë