Prej nesër shkupjanët do të kenë ngrohje, njoftoi kryetari i Komisionit Rregullatorë për Energjetikë, Marko Bislimovski. Është sjell vendim për dhënien e licencave të “EMV për shitje” “EMV për furnizim” dhe “EMV për shpërndarje”.
Bislomivski tha se temperatura e garantuar do të jetë 21 gradë celsius, edhe përkundër se në vendet evropiane është ulur temperatura e ngrohjes në 19 gradë Celsius. Sezoni i ngrohjes do të fillojë me ekip të mirë, shtoi Bislimovski, megjithatë shtoi se do të ketë probleme të caktuara, për çka edhe u kërkua durim nga qytetarët.
“Pritjet tona janë që në ditët e para kur do të fillojë lëshimi i ngrohjes në amvisëritë në Qytetin e Shkupit të ketë disa problem të caktuara dhe nga këtu ju bëj thirrje qytetarëve dhe EMV-së, qytetarët para se gjithash të kenë durim sepse sipas eksperiencave që i kemi nga e kaluara problem më i madh për mos furnizim me energji termike që nga dita e parë e sezonit është shkyçja nga rryma e nën stacioneve për energji termike në banesa për shkak të mos pagesës së faturave”, tha Marko Bislimovski, kryetar i KRrE-së.
Në Serbi, Itali, Zvicër, Gjermani, Austri është shtyrë për periudha kur duhet të fillojë sezona e ngrohjes, ndërsa edhe temperatura me të cilën do të ngrohen do të ulet në 19 gradë Celsius, theksoi Bislimovski.