Pjesëtarët e “Grupit të zjarrit” kanë arritur në mbledhjen e sotme të BDI-së në Reçicë të Vogël, raporton Nistori.
Mbledhja e cila filloi sot pasdite dhe po vazhdon ende, nisi pa prezencë të tyre. Ndërkohë në mbledhje prezent është edhe zv.kryeministri Artan Grubi.
Mësohet se në këtë mbledhje kryetari i partisë Ali Ahmeti ka propozuar emrat e rinj për pozitat drejtuese në parti, por nuk janë pajtuar pjesëtarët e “Grupit të zjarrit”.
Grupi nuk pajtohet me ekipin pasi sipas tyre, emrat e propozuar me përjashtim të Izet Mexhitit llogariten klikë e zëvendëskryeministrit, Artan Grubi ndërsa vendimmarrja do të jetë peng i kreut të partisë Ahmeti dhe zëvendëskryeministrit Grubi. Duke u nisur nga kjo përbërje, Mexhiti mësohet të ketë shqyrtuar opsionin e tërheqjes së tij./Nistori/