Mënyrat natyrale për trajtimin e infeksioneve të sinusit

    Infeksioni apo bllokimi i sinuseve mund të ketë një sërë arsyesh të cilat nisin që nga faktorët e jashtëm deri tek sëmundjet kronike.

    Kjo e bën këtë problem përveçse shumë të shpeshtë tek njerëzit e si pasojë edhe shumë të bezdisshëm.

    Me siguri e mbani mend herën e fundit kur keni pasur hundë të bllokuara apo jeni ndjerë të rënduar dhe keni dashur një mënyrë për tu çliruar menjëherë.

    Qëndroni të hidratuar

    Së pari një nga gjërat më të rëndësishme është të qëndroni të hidratuar.

    Konsumoni shumë ujë, çaj, lëngje dhe fruta të pasura me ujë në mënyrë që muskujt të relaksohen dhe sinuset të lirohen me lehtë.

    Evitoni pijet me shumë sheqer, alkollin apo nikotinën pasi ju dehidratojnë dhe ju bllokojnë më shumë.

    Gjtihashtu mundohuni të konsumoni ushqime pikante, limon apo uthull molle në mënyrë që të arrini të shkrini mukozën në sinuse.

    Masazhoni

    Kjo pjesë është ndër më të rëndësishmet përsa i përket relakismit të muskujve dhe çlirimit të mukozës së mbledhur në këtë pjesë të fytyrës tuaj.

    Masazhoni pjesën ku e ndjeni kokën të rënduar dhe ushtroni presion në pika të caktuara për t’u çliruar menjëherë më pas.

    Trajtime të tjera

    1. Merrni gjithnjë një pastrues me ujë dhe kripë për sinuset tuaja në mënyrë që të parandaloni infeksioninet dhe bakteret të përhapen.
    2. Përgatisni një çaj me turmerik që është një antinflamator i mrekullueshëm dhe me disa feta xhinxher për t’u çliruar nga bllokimet.
    3. Në një filxhan me ujë të ngrohtë hidhni 2-3 lugë gjelle uthull molle dhe konsumojeni deri në tre herë në ditë për të larguar mukozën dhe bllokimin.
    4. Një anti viral i mrekullueshëm si vaji i rigonit nuk mund të mungojë në listën tuaj të trajtimeve. Hidhni disa pika në ujë apo tek lëngu i frutave që konsumoni më shpesh për të çliruar shpejt dhe në mënyrë natyrale sinuset tuaja.

    Forconi imunitetin

    Vitamina C është një nga mënyrat më të mira për të forcuar imunitetin dhe për të mbajtur çdo infeksion larg.

    Atë mund ta merrni në formën e kapsulave disa herë në vit ose përmes ushqimeve.

    Më të pasurat me të janë specat e kuq, portokalli, luleshtrydhet, brokoli, spinaqi, patatet e ëmbla, kungulli dhe domatet.

    Studime të shumta kanë treguar se rritja e sistemit imunitar të trupit parandalon përhapjen e gripit dhe bllokimit të sinuseve. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Nutricionistët rekomandojnë 10 ushqimet më të mira për të forcuar imunitetin

    Lajmi i rradhës

    Biden nuk e ka ndërmend të takohet me Putinin në G20

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë