Vetmia

    Millosh Gjergj Nikolla – Migjeni

    Më plak mërzitja

    që vetmia më sjell;

    përbuzja, urrejtja

    të gjith sendet m’i mbështjell

    që kam shumë anmiq

    të liq

    në këto sende pa shpirt,

    Nuk flasin.

    As sy s’kanë.

    Po mue më bahet

    se aty janë

    vetëm që të më plasin

    zemrën.

    Së paku, të më shajnë:

    I mallkuem!

    Së paku, të anë tallin:

    I uruem!

    Së paku, të më këndojnë:

    I yni zot!

    Ose të më thonë:

    Jeton kot!

    Të flasin, të flasin se fjalë due

    në kët vetmi me ndigjue.

    Ose të më tregojnë historinë

    e tyne, autobiografinë:

    ndoshta ty do gjej gjasim

    me jeten time pa tingllim

    që në vetmi po e kaloj

    dhe s’po dij a rroj e s’rroj.

    Sendet heshtin. sa të pamëshirë!

    Më bajnë dhe mue të hesht me pahirë,

    pse gojë s’kanë

    dhe nuk flasin,

    aty janë

    vetëm të më plasin

    zemrën teme që po vuen

    dhe në mërzi vetveten truen. 

    Lajmi Paraprak

    Si u bë Britania e Madhe një nga vendet më të varfra në Europën Perëndimore?

    Lajmi i rradhës

    “Kosova është i vetmi vend në Ballkan, që nuk ka asnjë lider që i është fshehur drejtësisë”

    Lajme tjera

    “Dashuri e vështirë”

    Dritëro Agolli Ti në kanape tani dremitNdofta gjumi ende s’të ka zënë,Abazhuri mbi qerpikë ndritLibri nga gishtërinjtë të…
    Më tepër

    MEDOEMOS

    Poezi nga: Abdulah Sidran (2 tetor 1944 – 23 mars 2024)Përktheu: Ahmet Selmani Çfarë po bën, o bir?Ja,…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë